Izraeli zgjeron kolonitë, drejt dyfishimit të banorëve në Lartësitë Golan

16 Dhjetor 2024 | 13:49

Parlamenti izraelit ka aprovuar planet për rritjen e numrit të kolonive në Lartëistë Golan, territor që iu mor Sirisë në vitin 1967.

Njoftimi vjen një javë pas rënies nga pushteti të presidentit Bashar al Assad.

Projekti demografik planifikon të dyfishojë shifrat e të vendosurve në zonën e Lartësive Golan, që Izraeli pushtoi gjatë Luftës 6-ditore dhe më pas e aneksoi në 1981-shin.

Aktualisht vlerësohet se rreth 31 mijë izraelitë jetojnë në vendbanimet e konsideruara ilegale në bazë të ligjit ndërkombëtar.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi planin që do të shoqërohet me 10 milionë euro financim. Por ai theksoi se shteti hebre nuk kërkon konflikt me Sirinë.

Sinkron Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit:

“Nuk është në interesin tonë të përballemi me Sirinë. Politikën tonë ndaj vendit do ta përcaktojmë në bazë të realitetit të ri në terren. Por ju kujtoj se për dekada me radhë Siria ka qenë një shtet armik. Na ka sulmuar vazhdimisht, ka lejuar të tjerë të na sulmojnë nga territori i saj dhe ka lejuar Iranin të armatosë Hezbollahun përmes territorit të saj”, tha Netanyahu.

Që kur grupet rebele marshuan në Damask dhe i dhanë fund regjimit 24-vjeçar të Assad, Izraeli ka kryer disa qindra sulme ajrore në Siri. Autoritetet thonë se sulmet kishin si qëllim armatimet e regjimit për të mos rënë në duart e terroristëve.

Por shteti hebre është kritikuar nga lideri de fakto, Ahme dal Shara, që ka deklaruar se janë kaluar vijat e kuqe dhe se rrezikohet përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026