Mandati i Holta Zaçaj, Kushtetuesja nuk del me vendim, shtyhet seanca

16 Dhjetor 2024 | 14:07

Gjykata Kushtetuese nuk pati as në seancën e sotme një vendimmarrje për fatin e mandatit te Holta Zaçajt.

Sot u mbajt mbledhja e tretë, ku u vendos që seanca lidhur me këtë vendimmarrje të vijojë ditën e nesërme.

Zaçaj pas një përplasjeje që krijoi me Gjykatën e Lartë mbi afatin e përfundimit të mandatit të saj, vendosi të tërhiqej dhe të bënte hap prapa.

Edhe pse i qëndroi pretendimit se mandati saj përfundon në fund të vitit tjetër, dhe jo në 10 mars, ajo pas debateve të shumta juridike e jo vetëm, vendosi të tërhiqej, ndërsa Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për pasuesen e saj, të mërkurën.

Tashmë duhen 5 vota të gjyqtarëve, nga 8 që janë bashkë me të, për të mbyllur këtë kapitull për mandatin e Zaçajt, ndërsa në vijim procedura pritet të ndiqet edhe për dy mandate të tjera, Elsa Toskës, gjyqtares së dorëhqeur dhe gjyqtares Sonila Bejtja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026