Mbyllen 34 qendra mesazhi e klube nate në Kosovë, arrestohen 28 të dyshuar
Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i kanë arrestuar 28 të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë më 16 dhjetor se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë dhe Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucione të tjera i inspektuan 126 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.
MINT-i tha se 34 prej objekteve të inspektuara u mbyllën për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së lejes për plotësimin e kushteve minimale teknike.
Ministria tha gjithashtu se ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 45 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
Ndërkohë, në një komunikatë të ndarë, Policia e Kosovës tha se gjatë këtij aksioni të gjerë i ka arrestuar 21 të dyshuar dhe se i ka hapur 10 raste në lidhje me marrjen me prostitucion, të identifikuara si “eskorta”.
Policia tha se i ka arrestuar edhe shtatë gra të dyshuara për “keqtrajtimin apo braktisjen e fëmijës”, pasi i identifikoi shtatë fëmijë si lëmoshëkërkues.
Ajo tha se në planin e saj operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX si dhe INTERPOL.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë dërguar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës për verifikim.
Policia tha se zbuloi se njëri nga këta persona kishte urdhërarrest aktiv dhe “i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut