Ndahen 32 mln euro për fermerët dhe blegtorët, shpallen fituesit
14,800 fermerë dhe blegtorë do të përfitojnë nga skemat kombëtare të subvencioneve. Ministria e Bujqësisë ka shpallur fituesit, për të cilët janë në dispozicion 32 milionë euro.
Nga skema e subvencioneve në Bujqësi, këtë vit kanë përfituar fonde 14,800 fermerë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Bujqësisë, e cila kishte pranuar në fazën e dytë 15,600 aplikime. Në 7 masat e miratuara për mbështetje, pjesa më e madhe i përket mbështetjes për blegtorinë, për tufën bazë të matrikuluar, të imta dhe gjedhin, me mbi 9 mijë fermerë.
Bletaria ka pasur gjithashtu interes shumë të lartë, ku janë kualifikuar 4,320 aplikime.
Ndërkohë, si një masë e futur për herë të parë, duket se interes të shtuar ka pasur edhe për bimët mjekësore, si dhe masa e mbështetjes për serat. Për masën e mbështetjes për fermat organike janë kualifikuar 169 aplikantë dhe për certifikimin global GAP, 48 aplikantë.
Skema e mbështetjes në bujqësi këtë vit përfshinte edhe subvencionin e naftës, ku përfituan më shumë se 50,000 fermerë.
Të dhënat tregojnë se qarku Fier kryeson për nga numri i aplikantëve dhe përfituesve, ndjekur nga Qarku i Korçës, Beratit, Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës.
Nga fondet në bujqësi, këtë vit kanë përfituar 77% e të gjithë fermerëve të regjistruar në vend. Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion për ta ishte 32 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut