Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodh në Polin e Veriut
Danimarka, e cila mbikëqyr sigurinë në dhe përreth Grenlandës, pretendon se ekziston një rrezik në rritje i një konflikti ushtarak në Polin e Veriut për shkak të sjelljes “agresive dhe kërcënuese” të Rusisë.
Në raportin e rregullt vjetor të Shërbimit Informativ të Mbrojtjes Daneze, thuhej se tensionet e sigurisë po zgjerohen në Arktik, për shkak të sjelljes së rrezikshme të Rusisë dhe bashkëpunimit minimal ndërkombëtar, raporton Reuters.
“Rusia po i jep përparësi rajonit dhe do të tregojë forcën e saj me sjellje agresive dhe kërcënuese që do të sjellë një rrezik më të madh përshkallëzimi sesa është parë më parë në Arktik”, thuhet në raport.
Kopenhagen deklaron se pritet që Moska me ngurrim t’i lejojë Kinës një akses më të madh në Arktik dhe se Pekini do ta përdorë këtë për të forcuar rolin e tij në rajon dhe për të vazhduar me planet e tij për të krijuar një bazë ushtarake atje.
Arktiku konsiderohet një zonë me rëndësi strategjike për vendosjen e nëndetëseve bërthamore që mund të fshihen nën akull dhe të cilat, në rast të një konflikti ushtarak, mund të nisin sulme në të gjithë Amerikën e Veriut, Evropën dhe Rusinë.
Rruga përtej Polit të Veriut është gjithashtu rruga më e shkurtër nga Rusia në SHBA, gjë që rrit mundësinë e përdorimit të raketave që do të lëshoheshin në një skenar të mundshëm lufte, shpjegon agjencia britanike.
Groenlanda ndodhet gjithashtu në rajonin e Arktikut, i cili është një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës dhe ku ndodhet baza ushtarake amerikane Pitufik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur