Kosova i hap rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

18 Dhjetor 2024 | 12:57

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri nëpërmjet votimit të shqyrtimit të propozim-vendimit për këtë muze.

Por, kundër këtij vendimi ka dalë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili abstenoi.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion.

“Institucioni do të vendoset në ndërtesën ku aktualisht është Ministria e Kulturës ndërsa paralelisht do të zhvillojmë procedurat për zhvendosjen e administratës në një ndërtesë tjetër ose një të re. Kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar Çeku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026