Sekuestrohen armë e municion në Prishtinë, arrestohen disa persona

18 Dhjetor 2024 | 11:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar disa persona dhe ka sekuestruar armë zjarri e sasi të konsiderueshme municioni, në dy lokacione të ndara mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në një rast një automjet në “Rrugen B” kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor por Policia kishte e arritur nga ku kishte gjetur dy armë zjarri.

“Në rastin e dytë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një i dyshuar posedonte armë, policia ndërmori menjëherë një operacion në një lokal në rrugën ‘Kadri Zeka’ në lagjen Kalabria në Prishtinë, dhe arriti të ndalojë të dyshuarin dhe të sekuestrojë një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këto raste, Policia e Kosovës ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026