Në kërkim për masakrën e Bradasheshit, GJKKO pezullon hetimet për Mikael Qosjan

18 Dhjetor 2024 | 14:03

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për Mikael Qosjan, i njohur edhe me mbiemrat Kamami dhe Stefo.

Është vlerësuar pezullimi i afateve të gjykimit, deri në marrjen dijeni të tij për procesin, pasi ende nuk është bërë ekzekutimi i urdhërit të gjykatës për arrestimin e tij.

Qosja i cili dyshohet se strehohet në Spanjë, është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së trefishtë në Dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.

I pari është vëllai i Erion Alibejt, të penduarit të drejtësisë, i arrestuar për disa krime që janë konsideruar si hakmarrje për këtë vrasje dhe dy të tjerët, rreth familjar i tyre.

Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal.

Për këtë arsye, dosja u dërgua pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila në shkurt të këtij viti, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që ai të gjykohet për vrasje kundër dy ose më shumë personash, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026