“E kemi ulur çmimin e gjelit të detit”, fermerët në Vlorë: Shitjet janë të pakta
Në lagjen 11 janari në qytetin fermerët dhe tregtarët kanë ngritur stendat e shitjes ku tregtojnë kryesisht produkte për festat e fundvitit, ku dominon gjeli i detit.
Në prag të festave të fundvitit, në tregun e shpendëve në Vlorë ka nisur shitja e gjelit të detit. Tregtarët thonë se çmimin e kanë ulur, por sërish shitjet janë të pakta.
Ata tregojnë se këtë vit, çmimi për kilogram nuk i kalon 800 lekë, por shqetësim mbeten produktet e importit, të cilat për shkak të çmimit të ulët konkurojnë fermerët e qarkut të Vlorës.
Po ashtu, nisur edhe nga situata e vështirë ekonomike e familjeve vlonjate, shitjet kanë qenë të pakta.
“Të marrësh mendimin tim, ka vajtur aty ku i takon, sepse kaq e ka pasur tregun dhe kaq duhet ta ketë. Me 6-7 është me 8, skalonte kurrë, ndërsa kur vjen me 15-16 është superfuqi që s’e merr dot çdo njeri. Ka shkuar kur s’ka pasur shumë në vend, kurse vjet e sivjet, si duket, kanë sjellë shumë nga jashtë; një pjesë i blejnë të vegjël dhe i rrisin vetë, kurse një pjesë i marrin, i rrisin me mënyrat e tyre andej dhe i kanë interesin t’i shesin lirë, ndërsa unë, që i nxjerr vetë, nuk më leverdis t’i jap këtu kaq”, thotë një fermer.
“Kështu e kemi menduar, të blejmë ndonjë, do e hamë para kohe, çmimet deri tani të kripura janë, me pensionet që marrim ne gjithmonë nuk i përballojmë dot”, thotë një qytetar.
“Dobët, me 7 lekë po e japim, 7 kaposhe me 8 pula, ku i di çfarë do të bëhet, me gjithë këto makina që janë. Unë i rris vetë”, thotë një fermer tjetër.
“Po për të blerë kam ardhur, si çmim është mirë tani, kaposhi me 8; andej nga fshatrat i mbajnë me 10-12, kurse këtu normal. Ne për Vitin e Ri e duam, dy pleq jemi, s’ka kush do t’i mbajë, cilësia kur ta hamë tani, atëherë do duket”, thotë një tjetër qytetar.
Ndonëse këtë vit ka ulje të çmimeve për gjelin e detit qytetarët sërish hasin vështirësi në blerjen e tij. Nga vëzhgimet rezulton se këtë vit në tregun e shpendëve në Vlorë ka ulje çmimesh për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.
Por duke marrë parasysh që ende nuk jami futur në 10 ditëshin e fundit të vitit, blerësit i tremben faktit se kërkesa do rritet e për pasojë edhe çmimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut