Ekskluzive/ Reagon ambasadori shqiptar në SHBA: Parashqevia është qytetare amerikane
Situata e këngëtares Parashqevi Simaku vijon të jetë në qendër të opinionit publik. Për këtë Euronews Albania kishte një kontakt me Ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili reagoi për emisionin People” të Flori Gjinit.
Ai tha se po punon për ta trajtuar me kujdes këtë situatë dhe se çdo gjë duhet ta ketë zgjidhjen në SHBA pasi sipas tij Parashqevi Simaku është qytetare amerikane dhe mediatizimi dhe publikimi i çështjes e ka rënduar piskologjikisht këngëtaren duke i sjellë një dëm shumë të madh.
“Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time si në nivel insitucional ashtu dhe në atë personal.
Jam në kontakt konstant me Ilirjanin në New York, që në fillim të situatës. Publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht pacienten, i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota. Çdo zgjidhje duhet të vijë nga këtu duke respektuar ligjet, procedurat civile, Komisionin Shëndetësor dhe largë dritave të publikut.
Uroj vëtëm që Parashqevia të pranojë ndihmën tonë.
Ju uroj gjithë të mirat.
Ervin Bushati
Ambasadori Shqipëtar në SHBA”
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër