Pak pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosurin

19 Dhjetor 2024 | 08:50

Qyteti i Vlorës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat ndaj Kevin Hajrullës, i cili mbeti i plagosur rëndë.

30 plumba u qëlluan drejt tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, i cili rezulton se punon si tregtar shumice i fruta perimeve.

Pas krimit autorët kanë djegur makinën në fshatin Panaja, në autostradën Vlorë-Fier.

Në pamjet e publikuara pak momente pas atentatit shihen qytetarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë 30-vjeçarit duke e nxjerrë nga makina për ta transportuar në spital.

Ditën e sotme, Hajrulla është transportuar në spitalin e traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026