Përjashtohet nga seanca plenare Agron Shehaj, bllokoi foltoren për disa minuta

19 Dhjetor 2024 | 12:22

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare gjatë kësaj të enjteje. Përjashtimi i tij u bë pasi bllokoi foltoren për disa minuta ndërkohë që kryeparlamentarja Elisa Spiroplai i kishte dhënë fjalën deputetit Sali Berisha.

Shehaj kishte kërkuar interpelancë me Belinda Ballukun, por kryeparlamentarja Spiropali tha se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se interpelanca do vendosej në kalendar. Por duke qenë se Balluku u paraqit në seancë, Shehaj këmbënguli sërish për të mbajtur interpelancën me të duke bllokuar foltoren.

“Zhblloko foltoren! Dilni nga foltorja, fjalën e ka deputeti Sali Berisha. Do iu heq të drejtën e fjalës e nuk do keni mundësi të diskutoni në seancë. Unë e di që ju si parti e re doni të nxirrni jashtë këta të vjetrit, por bëjeni me fjalë jo me bllokim foltore, se po qe për bllokim foltore për revolucion, ua kalojnë ata se kanë më shumë eksperiencë. Fjalën e ka deputeti Sali Berisha”,-tha Spiropali.

E duke qene se deputeti Shehaj refuzoi të largohej nga foltorja, kryeparlamentarja Spiropali e përjashtoi atë nga seanca.

“Dilni nga foltorja! Jen i përjashtuar nga seanca zoti Shehaj! Jeni i përjashtuar nga seanca në bazë të nenit 65. Ju paralajmërova disa herë”,-tha ajo.

Pas përjashtimit të tij, seanca u ndërpre për një pushim.

Deputeti Shehaj akuzoi ministren Belinda Balluku se po shmang një interpelancë prej 6 muajsh për skandalin e Thumanë-Kashar, kostoja e të cilës në koncesion sipas tij, shkon në 3 mld euro nga xhepat e shqiptarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026