Dy ditë para 25 prillit, Nesturi dhe Lami komentojnë fushatën elektorale
Plator Nesturi, analist komentoi për Euronews Albania se fushata deri para disa ditësh ishte e qetë dhe ndihej vetëm rivaliteti midis forcave politike.
“Ndodhi siç ndodh zakonisht që në këtë debatin gjaknxehtë të politikës shqiptare për t’u përballur me njëri tjetrin ndërhyri dhe njëherë faktori ndërkombëtar ku nëpërmjet përfaqësive diplomatike tërhoqi sërish vëmendjen ndaj problematikave që hasen dhe rrezikut që mund të sjelli (fushata),” – tha analisti.
Ndërkaq, në një lidhje të drejtpërdrejtë, politologu, Roland Lami tha për Euronews Albania se këto fushata janë produkt i konsulencave që bëhen nga kompani me shumë eksperiencë dhe janë shumë të kushtueshme.
Nga ana tjetër sipas analistit Nesturi, presidenti Meta duhet të ishte i paanshëm dhe gara duhet të ishte përqendruar te Rama dhe Basha.
Për Lamin, është i pakuptueshëm një konflikt midis tyre.
“Ajo çfarë mund të jetë logjika në këtë rast dhe e menduar mirë është që Rama duke e identifikuar Metën, si person që del jashtë postit presidencial, është konfliktual dhe risjell një politikë të vjetër, hedh idenë te elektorati gri, se nëse ju mendoni të votoni opozitën mendoni që nuk po votoni opozitën de jure, e cila është Basha dhe Kryemadhi por është Meta dhe Berisha,” – u shpreh Lami.
Pati një reagim nga Nesturi në këtë rast, i cili theksoi se nëse Meta nuk do të dilte nga pozicioni i tij askush nuk do “të merrej” me të.
Së fundmi në intervistën në Euronews Albania u komentua dhe ngjarja e fundit në Elbasan, ku analisti Nesturi theksoi se drejtësia dhe organet përkatëse po bëjnë punën e duhur dhe po e luan funksionin që ka.
Ndërkaq në këndvështrimin e Lamit nëse do kishim forcat e rendit që do kishin prangosur grupet që krijojnë situatat e pakëndshme, tani do ishte shumë më qetë.
LEXONI GJITHASHTU:
- 25 prilli, ambasada e SHBA apel shtetasve të saj për kujdes, nuk përjashton mundësinë për trazira
- PS dhe LSI përmbyllin fushatën elektorale në qarkun Tiranë
- Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: Ata janë rruga e së shkuarës, PS është e ardhmja
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut