Denoncoi përdhunimin nga 50 burra, Macron falënderon 72-vjeçaren për guximin

20 Dhjetor 2024 | 15:25

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka nderuar figurën e Gisele Pelicotit për forcën që ka shfaqur në gjyqin e dhunimeve masive, të inciuara nga burri i saj dhe të kryera nga 50 burra tjerë.

Duke e përshkruar atë si pioniere për gratë, ai ka thënë se “dinjiteti i saj dhe kuraja e kanë inspiruar Francën dhe botën”.

Ish-burri i saj, Dominique Pelicot, 72-vjeçar, është dënuar me 20 vjet burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka droguar Giselen për pothuajse një dekadë dhe se ka rekrutuar burra tjerë për ta përdhunuar atë, teksa ajo ka qenë në gjendje kome në shtrat.

Të 50 burrave tjerë u janë dhënë dënime më të vogla.

Gisele Pelicot ka thënë se procesi gjyqësor ka qenë i vështirë, mirëpo beson në një të ardhmen kur burrat dhe gratë mund të jetojnë “në harmoni dhe me mirëkuptim”.

Ajo pati marrë vendim që procesi të mos jetë anonim dhe e ka bërë rastin publik, i cili ka marrë vëmendje globale.

Gjyqtarët në jug të Francës kanë thënë se 51 burrat që janë paditur, të moshave prej 27 deri në 74-vjeçare, janë fajtorë dhe janë dënuar, mirëpo avokati i Giseles ka thënë të premten se “asnjë vendim nuk do t’ia kthejë mbrapsht jetën që i është shkatërruar”.

Tre fëmijët e saj kanë dhënë se janë të zhgënjyer me disa dënime që u janë shqiptuar disa burrave, të cilat dallojnë prej tre deri në 15 vjet.

Sipas raportimeve, 41 burra janë dërguar menjëherë në burg.

Avokati i Dominique Pelicotit ka thënë se është “tronditur” nga dënimi ndaj klientit të tij dhe do të vendosë në ditët në vijim nëse duhet apeluar atë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026

Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që mund t’u heqë statusin automatik të mbrojtjes së përkohshme burrave ukrainas në moshë ushtarake që ndodhen në vendet...
17:54 | 07/07/2026