“Mu dukën si fishekzjarrë”, shitësi i fruta-perimeve tregon tmerrin në Vlorë

20 Dhjetor 2024 | 16:37

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, ku u plagosen 2 persona në lagjen “24 Maji”, Euronews Albania ka siguruar një intervistë ekskluzive me njërin prej tyre. Bëhet fjalë për shitësin e fruta perimeve që mori një plumb në këmbë aksidentalisht, Armand Spahiun.

35-vjeçari tregon momentet e para të ngjarjes.

“Unë isha në punën time. Nuk mora vesh asgjë ca ndodhi. unë mendova se ishin fishekzjarre. Pastaj u shtriva në shesh. Kur mbaruan krismat, u ngrita në këmbë, mora një bidon ujë dhe u ula të qetësohesha”, thotë ai.

Armandi tregon se ishte vetë ai që i kërkoi efektivëve ta dërgonin në spital kur kuptoi se ishte plagosur.

“Kur u ula pash që isha plagosur. Mora në telefon një efektiv policie dhe i thash që isha plagosur. Më morën me makinë policie e më çuan për mjekim. Në fillim unë mendova se ishin fishekzjarre. Plagosjen nuk e ndjeva në fillim, pas 10 minutash e ndjeva”, tregon ai.

Në shtëpinë e 35-vjeçarit ka kapluar heshtja. Ajo duket qartë në fytyrat e prindërve të tij. E gjithë ngjarja ishte e frikshme për Armandin, i cili ka vetëm një lutje: “Mesazhi im është vetëm falënderim për Zotin lart që më la të jetoj”.

Rastet si Armandi që janë plagosur apo kanë humbur jetën aksidentalisht gjatë atentateve mafioze janë të shumta. Ata nuk kanë qenë objektiv i autorëve, por janë ndodhur në kohën dhe vendin e gabuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje...
22:08 | 05/06/2026

Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të...
21:43 | 05/06/2026

Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë...
21:41 | 05/06/2026