Dhunoi babanë e moshuar, arrestohet 32-vjeçari në Delvinë

20 Dhjetor 2024 | 21:08

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga babai i tij i moshuar, se 32-vjeçari Shaban Ramaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, menjëherë kanë kryer shoqërimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit.

Mësohet se ky është rast i përsëritur dhune, ndërkohë që 32-vjeçari Ramaj ka precedentë edhe për vepra të tjera penale.

32-vjeçari tashmë i arrestuar ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorit të tij në muajin maj të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026