Pamje të rënda nga sulmi në Gjermani, momenti kur makina futet mes turmës
Media gjermane Bild reporton se 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në tregun e Krishtlindjeve në në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg.
Ndërsa autoritetet kanë konfirmuar dy të vdekur.
Kryeministri i Saksonisë-Anhalt, Reiner Erich Haseloff ka njoftuar se ka pasur të paktën dy viktima – përfshirë, sipas tij, një fëmijë.
Pamjet e rënda që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin kur automjeti i zi tip BMW futet me shpejtësi mes grumbullit të madh të njerëzve në tregun e mbipopulluar.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë për mediat gjermane se vendngjarja i ngjante një zone lufte. Policia arrestoi autorin e sulmit, një burrë rreth të 50-ve me orgjinë arabe, i cili që prej vitit 2006 punonte si mjek në Gjermani.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus