Punëtori preu dorën në makineri dhe vdiq, arrestohet pronari fabrikës së vajit

21 Dhjetor 2024 | 12:50

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të vajit të ullirit në fshatin Barbas, Petrelë, pas një aksidenti të rëndë që çoi në vdekjen e një punonjësi 67-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 19 dhjetor, kur viktima, M.P., dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda në dorë nga një makineri e fabrikës, e cila shkaktoi vdekjen e tij.

Pronari i fabrikës, shtetasi Xh.H, 55 vjeç, u arrestua nga policia pasi hetimet treguan se aksidenti ndodhi në një kapanon që prodhonte vaj ulliri, në pronësinë e tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë shkelur normat e sigurisë në punë.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policië.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026