Grabiti me dhunë klientin dhe e zbriti nga makina, arrestohet taksisti në Tiranë

22 Dhjetor 2024 | 10:36

Një drejtues taksie është arrestuar nga policia e Tiranës pasi grabiti dhe dhunë klientin që transportonte.

Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së  kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi  i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç.

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Të tjerë protestues kanë tentuar të kalojnë gardhin metalik. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e dy prej tyre.
13:13 | 02/07/2026

Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër

Është përshkallëzuar drejt dhunës protesta që po zhvillohet ditën e sotme pranë Parlamentit. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes protestuesvev dhe forcave të rendit në...
13:05 | 02/07/2026

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie

Është përshkallëzuar në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve protesta e nisur para Parlamentit. Disa dhjetëra protestues janë zhvendosur drejt zonën së Pedonales të ndjekur nga...
12:59 | 02/07/2026