Parandalimi i dhunës në familje, prezantohet sistemi për monitorimin në Kosovë

10 Dhjetor 2024 | 17:29

Parandalimi i dhunës në familje, sidomos ne rastet qe kane urdhër mbrojtje nga gjykata, tashmë do te jete shume me efikas. Kjo pasi nga e marta është prezantuar sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky është një hap gjigant. 

Ndërsa, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky është projekti më i rëndësishëm në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore.

Nga ana tjetër, drejtori i policisë, Gazmend Hoxha tha se ky hap ofron për policinë edhe një mjet shtese në parandalimin e dhunës në familje. 

Pajisja e policisë me hallka për mbikëqyrje elektronike po ndodh 9 vjet pas miratimit të ligjit për monitorimin elektronik të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, i cili ishte miratuar në vitin 2015.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026