Me lahutë e çifteli, “Djemtë e Detit” rikthehen pas 24 vitesh
Në emisionin “Profil” në Euronews Albania ishin të ftuar pjestarët e një prej grupeve të para të rock-ut shqiptar “Djemtë e Detit”.
Ata janë rikthyer në Festivalin e 63 të Këngës në RTSH me këngën “Larg” ku shpjeguan për krijimin e saj dhe arsyen e pjesmarrjes në këtë festival.
“Kemi impelmentuar dy instrumenta, që është lahuta në fillim dhe çiftelia në fund. Lahuta në fillim ka një thirje e vajtim nga larg për Shqipërinë, ndërsa në fund ne vijmë në Shqipëri dhe celebrojmë me çiftelinë. Vazhdon me kitarë, është shumë hard. Teksti është i Timo Fllokos. Ka qenë një eksperincë mjaft interesante ngaqë ia kemi dedikuar Shqipërisë kur unë isha në Australi ndërsa Timo në Amerikë dhe e kishim frymëzimin duke qenë larg vendit me mallin për Shqipërinë. Në festival jemi duke qenë se është live dhe skena është magjike, kemi ardhur mjaft seriozisht”, thonë pjestarët e grupit “Djemtë e Detit”.
“Djemtë e Detit” ishin një grup çunash të rinj nga Lezha që në 90-tën i bashkoi dashuria për muzikën dhe revolta e rinisë të cilën ata e shprehnin me art…
“Djemtë e Detit” sot janë pa solistin kryesor Gent Demaliaj i cili fatkeqësisht u nda nga jeta disa vite më parë por është prezent në çdo këngë të grupit që ishte dhe është ende hit.
LEXONI GJITHASHTU:
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit