“Djemtë e Detit” kujtojnë episodin: Kur na ndaluan të vendosnim shallet
Në emisionin “Profil” në Euronews Albania ishin të ftuar pjestarët e një prej grupeve të para të rock-ut shqiptar “Djemtë e Detit”.
Një grup çunash të rinj nga Lezha që në 90-tën i bashkoi dashuria për muzikën dhe revolta e rinisë të cilën ata e shprehnin me art…
“Djemtë e Detit” sot janë pa solistin kryesor Gent Demaliaj i cili fatkeqësisht u nda nga jeta disa vite më parë por është prezent në çdo këngë të grupit që ishte dhe është ende hit.
Ata kujtuan me emocione ngjarje nga karriera e tyre ku treguan dhe episodet në lidhje me censurën ose kornizat që vendoseshin në aktivitetet artistike dhe një nga episodet kur u kishin kërkuar që të mos vendosnin shallet.
“Çdo gjë ka qenë me kornizë dhe mbaj mënd në një nga këto festivalet na thanë; Çuna mos vendosni shallët. Ne i thamë jo, jo nuk do ti vemë, por sa dolëm ne skenën e festivalit ne ishim me shalla. Pavarësisht se i shkelëm ato parime në atë festival ne morëm çmimin e parë”, thonë pjesatërt e grupit “Djemtë e Detit”.
Ata shprehen se publiku i ka suportuar me një çiltërsi moshe; Sidomos adoleshentët pasi si çdo grup në ato fillimet e reja, bashkëmoshatarët reagonin, dhe ne na kanë pritur jashtëzakonisht mirë”, thanë pjestarët e grupit.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump