Vonesa dhe kontrolle të gjata në portin e Vlorës gjatë mesnatës

23 Dhjetor 2024 | 07:42

Mbrëmjen e kaluar, në portin e Vlorës janë regjistruar vonesa të gjata dhe kontrolle intensive nga Drejtoria e Kufirit. Për më shumë se tre orë, zbarkimi i 164 makinave nga një traget është bllokuar, ndërsa mjetet janë kontrolluar një nga një pa dhënë ndonjë arsye zyrtare për këtë veprim.

Ndërkohë, vonesat në zbarkim kanë shkaktuar pasoja edhe për nisjen e tragetit drejt Italisë. Pas përfundimit të kontrolleve, trageti është vonuar edhe më shumë për shkak të hipjes së pasagjerëve dhe imbarkimit të automjeteve.

Përveç kësaj, kushtet e motit të keq kanë ndikuar në shkëputjen e tragetit nga rada, duke shkaktuar vonesa shtesë për pasagjerët që po prisnin nisjen. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë publike për arsyet e kontrolleve apo për masat e marra për menaxhimin e situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026