Hoxha: Policia e Kosovës, partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë
Drejtoria rajonale veri të Policisë së Kosovës, ka prezantuar raportin e punës së Policisë për vitin 2024. Sipas të dhënave të paraqitura, gjatë vitit 2024 deri në muajin nëntor janë arrestuar 359 persona ndërkaq në këtë drejtori janë të punësuar 339 polic në mesin e tyre 63 janë serb.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka thënë se situata në vëri vazhdon të mbetët e brishtë pas sulmit në kanalin ë Ibër Lepencit dhe sipas tij, hetimet për këtë rast janë dukë vazhduar ku disa nga provat janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim.
Pa dyshim, që sulmi më i rëndë në veri gjatë këtij viti ishte ai në kanalin e Ibër Lepencit.Rast ky i cili ende po hetohet nga autoritetet. E situata e sigurisë pas këtij rasti vlerësohet të mbetët e brishtë meqë sipas këtij institucioni, ka grupe të cilat tentojnë ngritjen e tensioneve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të veriut se kur do të kthehen në punë policët e dorëhequr të nacionalitetit serb, Hoxha sqaroi se gjendja e krijuar rreth strukturës etnike të policisë në veri nuk është për fajin e policisë, por të Beogradit.
Gazmend Hoxha tha se Policia e Kosovës me përkushtimin dhe angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, ka dëshmuar se ka qenë dhe mbetet një ndër institucionet më të besueshme në Republikën e Kosovës dhe një partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West