Hyri me forcë brenda bankës në Korçë, kapet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend, isha i dehur
Policia e Korçës ka identifikuar dhe arrestuar autorin që hyri me forcë brenda një banke të nivelit të dytë mbrëmjen e 21 dhjetorit.
38-vjeçari Valter Xhelillari, pasi hyri me forcë brenda bankës, qëndroi për disa minuta dhe u largua pa marrë asgjë.
Pas kontrolleve intensive që zgjatën 24 orë, Policia e Korçës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e 38-vjeçarit.
Në momentin e arrestimit i ka bërë me dije policisë se nuk mbante mend asgjë se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.
“Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit