PD proteston sot në Tiranë: Berisha në krye të tubimeve, rrugët që do të bllokohen
Partia Demokratike, do të mbajë këtë të hënë protestën e radhës në kuadër të asaj që ajo e cilëson si mosbindje civile. Ajo do të jetë e ngjashme me protesën e fundit, ku drejtues dhe mbështetës të PD-së dhe aleatëve opozitarë do të vendosen në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.
Euronews Albania mëson se protestat do të mbahen në rrugën pranë Bashkisë së kryeqytetit, në rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Willson”, “Pallati me Shigjeta”, dhe kryqëzimi i “Rrugës e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Ora zyrtare e nisjes së protesës është ora 17:00, kur do të nis dhe bllokimi i nyjeve kyçe të kryeqytetit.
Në të gjitha këto vendndodhje, do të ketë drejtues të Partisë Demokratike, që do të udhëheqin protestuesit, të cilët me skenarin e planifikuar pritet të bllokojnë rrugët lidhëse. Për herë të parë pas një viti, do të jetë në krye të tubimeve edhe Sali Berisha, pas lirimit të tij nga arresti shtepiak.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)