Përkeqësohet moti në Durrës, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
23 Dhjetor 2024 |
11:52
Autoritetet detare të Durrësit kanë paralajmëruar për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike në detin Adriatik dhe Jon duke filluar nga ora 08:00 e datës 23 dhjetor 2024. Parashikimet tregojnë erëra të fuqishme me drejtim Jug-Juglindje dhe Veri-Veriperëndim, me forcë deri në 6-7 ballë, shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësi dallgësh deri në 3.3 metra.
Për të shmangur situata të rrezikshme, janë marrë dhe masat e mëposhtme:
- Ndalimi i lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 e datës 23 dhjetor.
- Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit janë të detyruar të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit.
- Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas itinerarëve të tyre.
Autoritetet njoftojnë se përmirësimi i situatës pritet të ndodhë pas orës 16:00 të datës 24 dhjetor 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni