Kërkoi lirimin, shtyhet seanca për Safet Gjicin: Mungonte 1 përgjigje nga ekspertët
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, u zhvillua këtë të hënë seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ka kërkuar të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.
Seanca u shty për më datë 31 janar 2025, në orën 10:00, pasi ekspertët e mjekësisë ligjore nuk iu përgjigjën të gjitha pyetjeve të prokurorit.
Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej aty nga avokati mbrojtës Markeljan Jança. Po ashtu, organi i akuzës ishte i përfaqësuar nga prokurori Ledian Tema. Ekspertët mjekoligjorë nuk u paraqitën, por akti i ekspertimit u dorëzua përmes postës.
Sipas aktit të ekspertimit, ekspertët mjekoligjorë nuk i janë përgjigjur pyetjes nr. 10 të gjykatës, e cila kërkonte informacion mbi terapinë efektive për kërkuesin dhe mundësinë e trajtimit të tij në institucionin aktual.
Për këtë arsye, gjykata vendosi që akti i ekspertimit të plotësohet me përgjigjen për këtë pyetje.
Gjykata kërkoi gjithashtu që Shërbimi i Provës të hartojë një Plan Individual për kërkuesin, me objekt “Qëndrim në Shtëpi”, dhe ta dorëzojë brenda një periudhe dy javore.
Në përfundim, gjykata vendosi që seanca e ardhshme të mbahet më datën 31 janar 2025, ora 10:00, për të mundësuar kohën e nevojshme për përgatitjen e planit dhe për të marrë përgjigjet e ekspertëve mjekoligjorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë