Komplikacionet nga gripi, Nako: 100 pacientë çdo ditë referohen nga mjeku i familjes

23 Dhjetor 2024 | 16:36

Më shumë se 12 mijë persona janë paraqitur në javën e fundit pranë mjekëve të familjes në poliklinika apo në urgjencat e spitaleve në të gjithë vendin, si pasojë e prekjes nga gripi apo viroza të stinës.

Numri më i madh i vizitave është regjistruar në kryeqytet. Mjekët apelojnë që të bëhet kujdes, pasi gripi është një infeksion viral që bën komplikacione.

Vetëm gjatë një dite në shërbimin e dispanserisë në kryeqytet paraqiten rreth 100 pacientë, që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

“Këto bëjnë infeksione të rrugëve respiratore, bronkite, sinozite deri në pneumoni, mund të jenë 10-15% komplikacione të rënda, me pneumoni apo bronkopneumoni, ndërsa pjesa e bronkiteve janë 50-60%”, thotë Entela Nako, drejtore e Dispanserisë.

Janë mjekët e familjes ata që i referojnë pacientët e tyre për tek mjeku specialist, pasi shohin që brenda 1 javë sëmundja ka avancuar dhe nuk po përmirësohet.

“Zakonisht janë mosha mbi 65 vjeç, të sëmurë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, sëmundje kardiake, apo ata që marrin imunoterapi”, shprehet mjekja.

Ekspertët thonë se shumica e rasteve që bëjnë komplikacione të rënda nuk e kanë aplikuar vaksinën kundër gripit. Ata thonë se kategoritë e riskuara duhet të vaksinohen pasi gripi mund të jetë dhe fatal për ta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026