“Berisha është lideri i kombit”, protestuesi: Do triumfojë si Trumpi
PD po mban sot në Tiranë protestën e radhës në kuadër të asaj që e quan mosbindje civile.
Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu. Kjo situatë është shoqëruar me përplasje të drejtuesve të mjeteve me protestuesit e PD, të cilët kanë kërkuar nga këta të fundit që të lirojnë rrugën.
Një nga protestuesit e grumbulluar pranë sheshit Willson tha për Euronews Albania se do të qëndrojnë deri sa t’u jepet urdhër, por nuk përjashtohet mundësia të lëvizin për të bllokuar rrugë të tjera. Ai vlerësoi Sali Berishën si liderin historik të kombit që do triumfojë në zgjedhjet e ardhshme.
“Do protestojmë që të zhduket një herë e përgjithmonë kjo pjellë e komunizmit. Do qëndrojmë sa të na jepet urdhër, edhe mund të lëvizim, mund të bllokojmë rrugë të tjera. Berisha ka qenë dhe është lideri historik i kombit, ai do triumfojë, që nga zgjedhja e Trump…”, tha protestuesi.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar