Aksident me vdekje në aksin Vorë-Rinas, humb jetën 45-vjeçari

23 Dhjetor 2024 | 19:29

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas.

Mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

Pas më shumë se një ore në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur rrëzimin e kërkesës që ish-presidenti...
13:38 | 05/06/2026

Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, teksa ndodhen në Tivat, Mal të Zi, në kuadër...
12:56 | 05/06/2026

Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të pjesëve të armëve të zjarrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë,...
12:51 | 05/06/2026