Aksident i rëndë! Makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj , në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, ku një mjet është përplasur me një kamionin dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.
Sipas policisë, automjeti me drejtues personin me inicialet E. M., 31 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç.
31 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i cili udhëtonte me të është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i kamionit, Y. Z., është shoqëruar në polici.
“Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
- Policia e Shtetit| Emërohen shefat e komisariateve në 12 qarqet e vendit
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona