Shkup, aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në luftën e Rusisë në Ukrainë
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, ka paraqitur kallëzim penal kundër një të dyshuari me iniciale Lj.B nga qyteti i Shkupit, për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare apo parapolicore”.
Sipas MPB-së, nga shtatori i vitit 2023, i pandehuri Lj.B së bashku me një të denoncuar me iniciale T.Sh, tani i ndjerë, aplikuan për një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse përmes aplikacionit ‘Telegram’, ku ofrohej pagë mujore prej 3.000 eurosh.
“Pasi kanë marrë vizë për udhëtim, të dy kanë shkuar në Rusi, dhe më 23 shtator 2024 kanë nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donjeckut për shërbim në njësitë e tyre ushtarake, paramilitare dhe parapolicore, dhe kështu kanë marrë pjesë në konfliktin ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës,” thuhet në njoftimin e MPB-së, duke iu referuar asaj që Rusia e konsideron si republikë të Donjeckut, por e cila nuk njihet prej asnjë shteti në botë.
Gjatë një aksioni policor, më 9 dhjetor të këtij viti, është kryer një bastisje në shtëpinë e të pandehurit Lj.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë, telefona celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse në emrin e tij, si dhe sende të tjera të dyshimta.
Për shkak të këtyre provave, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh