Kush është 49-vjeçarja që vrau me sopatë bashkëshortin teksa ai flinte
Një krim i rëndë në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Metoq të Sarandës. Sipas informacioneve zyrtare, Elvira Tahiraj, 49 vjeçe, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe motivet e konfliktit që çuan në këtë akt të rëndë janë ende të paqarta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar të dyshuarën në ambientet e Komisariatit të Sarandës, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje tragjike. Komuniteti lokal është tronditur nga ky akt dhune, dhe autoritetet pritet të ofrojnë detaje të reja në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta