Sarandë, gruaja vret burrin me sëpatë pas konfliktit në familje

24 Dhjetor 2024 | 08:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua ka vrarë me sëpatë burrin e saj i cili po flinte gjumë.

Mësohet se 49-vjeçarja Elvira Tahiraj ka goditur burrin e saj 55-vjeçarin Llazar Tahiraj me sëpatë në kokë teksa ai ishte duke fjetur gjumë.

Çifti Tahiraj kanë 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se Elvira Tahiraj vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre në familjen Tahiraj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026