Hallet e pensionistëve në Sarandë, mosha e tretë e palumtur

12 Dhjetor 2024 | 17:27

Një raport i indeksit global të lumturisë i renditi pensionistët shqiptar të 100-ët nga 143 vende të botës. Në grup-moshën mbi 60 vjeç Shqipëria la pas vetëm vendet e Afrikës.

Hulumtimet treguan se në palumturinë e tyre ndikonin faktorët social e ekonomik.

E duket se ky raport është në sinkron me atë që vetë pensionistët pohojnë. Në Sarandë të moshuarit thonë se jetesa e tyre, nuk është e lehtë, e se në tavolinat e tyre mbizotërojnë bisedat për hallet dhe shqetësimet.

“Pensionet janë shumë të ulëta, unë e kam diçka të mirë s mund të them s mund te ankohem e shty muajin me këto që kam, por është jetë e zezë. Këto halle diskutojmë, vetëm halle diskutojmë nuk kemi asgjë të sigurt… “

“Ne na mërzit padrejtësia, se ka shumë padrejtësi, fukarallëku dihet që është për të tërë. Ne moshën e tretë na kanë lënë rrugëve fare s’do t’ja di njeri, se ne mosha e tretë kemi dhënë shumë për këtë vend, nuk kemi kursyer asgjë. Ne dhe një pension nuk po na e ngrenë, na dhanë pesë lek tani gjoja sikur na ndihmuan po asgjë s’na bën.”

Përveç të hollave që duhet ti menaxhojnë me kujdes, për ti dale mban muajit të moshuarit në Sarandë rendisin si faktor të rëndësishëm në palumturinë e tyre largimin e fëmijëve dhe mungesën e socializimit

“Në Shqipëri ka ardhur koha që vetëm halle ka , ne na mërzit çdo gjë se njerëzit janë vetëm . Pensionistët nuk shohin fëmijët e tyre janë të gjithë me brenga. “

“Duam të kemi më shumë dashuri, se leku vjen e shkon duam më shumë dashuri, më shumë respekt siç ishim ne në atë kohë. Ne më përpara përshëndeteshim në mëngjes, sot as do tia di njeri neve kjo na mërzit më shume.”

Pensionistët shqiptarë thuajse jetojnë në varfëri, për shkak të të ardhurave të ulëta, dhe larg fëmijëve për shkak të emigracionit.

LEXPONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026