Vlorë, 68-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, kishte shenja në fytyrë

22 Dhjetor 2024 | 19:37

Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në zonën e Centrales në Vlorë, pjesë e lagjes “10 Korriku”. Sipas policisë viktima është Bashkim Durmishi, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka rënë në dysheme duke humbur jetën.

Informacionet e para të pakonfirmuara ishin se personi dyshohej të ishte grabitur dhe me pas goditur me një send të fortë pasi ai ishte gjetur i zhveshur dhe me një shenjë në nofull, por policia ka reaguar me një deklaratë zyrtare ku thotë se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe do jetë ekspertiza e cila do përcaktojë nga se kanë ardhur shenjat në fytyrën e të ndjerit.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.

Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026