Izraeli pranon vrasjen e Haniyeh, ministri i Mbrojtjes: Njësoj do ta pësojnë dhe…
Izraeli ka pranuar vrasjen e liderit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh, verën e kaluar në Iran. Ka qenë ministri i Mbrojtjes, Israel Katz që ka konfirmuar se prapa ekzekutimit qëndron shteti hebre.
Komentet e tij duket se përbëjnë herën e parë që Izraeli pranon përgjegjësinë për vrasjen e Hanijeh, që u realizua në korrik përmes një shpërthimi në kryeqytetin e Iranit, Teheran.
Që atëherë Jerusalemi zyrtar është konsideruar përgjegjës, por liderët hebraikë vetëm sa e kishin lënë të kuptohej përfshirjen e tyre.
Në një fjalim të mbajtur, Katz theksoi gjithashtu se Izraeli ka vrarë edhe liderë të tjerë të Hamasit dhe Hezbollahut, ka ndihmuar në rrëzimin e regjimit të Bashar al Assad dhe se ka shkatërruar sistemet antiajrore të Iranit.
Tani Izraeli është i fokusuar në goditjen e rebelëve Huthi në Jemen, ka bërë të ditur ministri. “Ne do të godasim infrastrukturën e tyre strategjike dhe do t’ia këpusim kokën lidershipit”, ka shtuar ai.
Haniyeh, 62 vjeç, ishte lideri i krahut politik të Hamasit dhe një figurë e rëndësishme e organizatës prej disa dekadash.
Që në korrik, vëzhguesit thanë se vdekja e tij i kishte dhënë një goditje të fortë lëvizjes, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kishin arritur kulmin për shkak të luftës shkatërruese në Gaza.
Gjithashtu, vrasja vuri në dyshim bisedimet e ardhshme për paqen mes grupit militant dhe Izraelit.
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon