Durrës, mbi 1600 gjoba dhe 8 të arrestuar gjatë dhjetorit nga “Rrugorja”

24 Dhjetor 2024 | 14:36

Policia Rrugore e Durrësit njofton se gjatë muajit dhjetor ka arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe proceduar penalisht 5 të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të përcaktuara nga neni 290 dhe neni 291 të Kodit Penal.

Gjithashtu janë vendosur gjithsej 1683 masa administrative, si më poshtë:

  • Tejkalim shpejtësie: 760 masa
  • Mosvendosje e rripit të sigurimit: 108 masa
  • Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 25 masa
  • Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 75 masa
  • Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 5 masa
  • Parakalim i gabuar: 39 masa
  • Ndalim/qëndrim i gabuar: 518 masa
  • Mungesë siguracioni: 6 masa
  • Shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 286 masa

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar rendin e sigurinë rrugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026