“Në janar do të ketë arrestime të reja”, gazetari zbulon strategjinë e SPAK…
Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Mirela Milorin në Euronews Albania se pritet që në Janar do të kemi zhvillime të reja në drejtësi.
Ai tha se pasi të vijnë infromacionet e reja lidhur me dosjen e Sky ECC, mund të kemi dosje të reja penale, ndërsa shtoi se tashmë janë marrë nën hetim nga SPAK ngjarje shumë të rënda.
“Ajo që më ka bërë përshtypje është dosja e fundit, ajo e organizatës kriminale të Suel Çelës, sa i takon mënyrës se si kjo organizatë e ushtronte influencën e saj në territor edhe sa i takon komunikime që më pas janë zbardhur nga njerëz të drejtësisë.
Ajo që mua më pëlqen në strategjinë e prokurorisë së Posaçme, janë hetimet që SPAK po u bën tenderave publik.
Abuzimi më i madh me fondet e taksapaguesve shqiptarë janë te tenderat dhe prokuroria e Posaçme një punë të mirë po e ushtron pikërisht te ankandet publike. Këtu kemi parë çudira nga më të ndryshme se si bëhet kopsitja e letrave për të favorizuar një kompani të caktuar. Kjo ka bërë që institucionet të jenë më të kujdesshme me ushtrimin e detyrave të tyre.
Unë besoj se në janar, me ardhjen e informacioneve të tjera nga Sky, ndërkohë keni edhe Matrix në horizont që nuk dihet nëse do të hetohet njësoj. Do kemi dosje të tjera penale. Ka ngjarje të tjera shumë të rënda të cilat janë marr tashmë nga SPAK, siç është edhe masakra e fundit e Dobraçit për të cilën janë lëshuar edhe disa masa sigurie”,-tha Ferhati.
Aksiden i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 08:49 Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron
- 08:37 Aksiden i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur
- 08:30 Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani
- 08:12 Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
- 07:57 Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
- 07:51 Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje