Rrëzohet avioni i Azerbajxhanit në Kazakistan, dhjetëra persona humbin jetën

25 Dhjetor 2024 | 09:04

Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh që transportonte 67 persona, është rrëzuar në Kazakistan, ka njoftuar agjencia e Emergjencave në Kazakistan. Autoritetet kanë njoftuar se 27 persona kanë arritur t’i mbijetojnë përplasjes.

Aeroplani i kompanisë Azerbaijan Airlines ishte duke fluturuar nga Baku në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Aktau në perëndim të Azerbajxhanit. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë prononcim nga kompania e Azerbaijan Airlines lidhur me këtë incident.

Shërbimet e urgjencës ndërkohë janë përpjekur të shuajnë zjarrin e shkaktuar në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026