Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, u kapen gjysmë milioni euro sende me vlerë
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila dyshohet se ka kryer 50 vjedhje banesash brenda pak javësh në rajonet e Italisë Veriore, përfshirë Veneton, Emilia Romagna-n dhe Lombardinë.
Sipas autoriteteve, banda ka grabitur mallra me vlerë të madhe, duke përfshirë sende që kapin shifrën e mbi gjysmë milioni euro. Gjatë arrestimit të tyre, së bashku me liderin e bandës, u sekuestruan objekte si gjerdanë, byzylykë, unaza, ora, varëse, çanta, kuleta, rripa, si dhe pajisje shtëpiake si tharëse flokësh, fshesa elektrike, përpunues ushqimi dhe thika kuzhine.
Hetimet nisën në nëntor, kur agjentët analizuan provat nga disa vjedhje në zonën e Padovës. Ata rikonstruktuan lëvizjet e një bande prej tre shqiptarësh të specializuar në grabitje. Operacioni policor kulmoi natën e 16 dhjetorit, kur një 29-vjeçar, i cilësuar si kreu i bandës, u kap në një apartament me dhjetëra sende të vjedhura, dy radio dhe disa telefona të përdorur për komunikim gjatë vjedhjeve. Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes së mallrave të vjedhura.
Në një tjetër apartament në Bareggio, policia gjeti një grua, partneren e njërit prej dy të shpallurve në kërkim – një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje banesash në Itali dhe Belgjikë. Gruaja fshihte një pjesë të konsiderueshme të mallrave të vjedhura dhe u denoncua për mbajtjen e këtyre mallrave.
Po atë natë, policia bastisi një apartament të tretë në provincën e Bergamos, duke kërkuar bashkëpunëtorin e tretë, një 30-vjeçar me histori vjedhjesh, por nuk arriti ta gjente atë. Hetimet vazhdojnë për të vënë në pranga edhe të dyshuarin e fundit.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme