Lulja e Krishtlindjes kultivohet në Gjirokastër prej vitit 1800

25 Dhjetor 2024 | 17:54

“Lulja e Krishtlindjes” është një lule shumë e njohur dhe e dashur, që shpesh lidhet me festat e Krishtlindjeve.

Duke qenë se lulëzon edhe në stinën e dimrit, në Gjirokastër ka qenë mjaft e kërkuar për të zbukuruar për festën e Krishtlindjeve mjediset familjare.

“Kultivohet si bimë prej lashtësisë por kryesisht nga vitet 1800 pra rreth dy shekuj më parë kultivohet si bimë e Krishtlindjeve ose e festave të fundvitit, bima vjen kryesisht nga Azia  edhe në lashtësi kjo bimë e ka marrë këtë traditë kultivimi për festa fundviti sepse lulëzon ose skuq gjethet e saj të sipërme në periudhën dhjetor-janar”, thotë Kleanthi Mandi, kopshtar.

Prej një dekade kjo lule është kthyer në një simbol kryesor festiv në shtëpitë e gjirokastritëve dhe jo vetëm gjatë Krishtlindjeve.

“Tek ne është kthyer në traditë kjo lule Krishtlindje dekadat e fundit që çdo familje zbukuron ambientet e saj të brendshme me këtë lule për nga ngjyra e kuqe që kjo kanë gjethet e sipërme çdo shtëpi pra zbukuron ambientet festive të këtyre festave”, tregon ai.

Kjo lule do një kujdes të veçantë që në fillim të kultivimin e saj ndërsa me kalimin e viteve po i përshtatet ekomjedisit në vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026