Kremtohet Krishtlindja| Mbahet mesha në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”
Në mëngjesi e kësaj të mërkure është mbajtur kremtimi i meshës së Krishtlindjes në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishmë në kalendarin e besimatrëve katolikë dhe orodoksë pas festës së Pashkëve.
Mesha ka nisur që në orën 8:30 të mëngjesit dhe ka përfunduar nga ora 11:00, ku edhe pas përfundimit të meshës, qindra qytetarë i janë drejtuar Katedrales duke iu lutur për mirësi, paqe, harmoni e dashuri.
Gazetarja e Euronews Albania, Anila Kolgjini ka raportuar nga Katedralja duke theksuar se mesha u mbajt nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
“Mesha e sotme u mbajt nga kryepeshkopi Anastas Janullatos i cili përcolli mesazhe mjaft të rëndësishme për të gjithë besimtarët, duke i uruar një vit të mbarë dhe me shpresë.
Ndryshe nga vitet e tjera, gjatë meshës nuk janë mbajtur pritje për shkak të gjendjes gripale të kryepeshkopit. Në meshë morën pjesë gjithashtu Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu”, tha gazetarja Kolgjini.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti