Presidenti Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur të urojë besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit, ku u prit nga Mitropoliti Asti dhe qytetarët ortodoksë beratas. Pritja u shoqërua me traditën e veçantë të “Këndimit të Kolendrave” ose “Daljes së yllit”, siç njihet në qytetin e Beratit.
Në fjalën e tij, Mitropoliti Asti theksoi mirënjohjen për Presidentin Begaj, duke e falënderuar atë për respektin dhe dashurinë që ka treguar gjithmonë ndaj komunitetit ortodoks shqiptar. “Për mua, si Mitropolit i ri i Beratit, është kënaqësi e madhe t’ju kem këtu”, tha ai.
Në përgjigje, Presidenti Begaj u shpreh se Krishtlindjet janë një mundësi për të falënderuar Zotin për bekimet që kemi dhe për të ofruar mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë. Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe vlerave të lashta të popullit shqiptar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.
“Le të jetë kjo ditë një moment për të falënderuar Zotin për bekimet që kemi dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Të bashkuar, të mbështetur në vlerat tona të lashta dhe në shpirtin e pandarë të popullit tonë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë”, tha Presidenti Begaj.
Në fund, ai uroi që Krishtlindja të sjellë gëzim dhe harmoni në çdo familje shqiptare, brenda dhe jashtë atdheut, duke shtuar se le të mbushemi me frymëzim për të përballuar të nesërmen me kurajë, dashuri dhe besim të plotë në potencialin tonë.
“Gëzuar Krishtlindjen! Paçi shëndet, paqe dhe lumturi në jetët tuaja!” – përfundoi Presidenti Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti