Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.
Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes në furgon ndodheshin 18 persona ndërsa shoferi ka humbur jetën dhe 12 pasagjerë kanë mbetur të plagosur 7 prej tyre në gjendje të rëndë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Në momentin e aksidentit në furgon ishin rreth 18 persona ndërsa fillimisht u raportua për dy viktima por policia sqaron se fëmija i plagosur është rikthyer në jetë në një spital privat ku e kishin çuar pa shenja jete.
“Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor”, njofton policia.

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja
- 18:03 Pentagonit po i mbarojnë fondet, Trump i kërkon ndihmë Kongresit. Kushte nga demokratët
- 17:52 Kreu i La Ligës: Koha e Infantinos me FIFA-n ka mbaruar, duhet të largohet