10 kuriozitetet që duhet të dini për Krishtlindjen
Krishtlindja është një festë e krishterë që shënon lindjen e Jezu Krishtit, biri i Perëndisë sipas besimit të krishterë. Megjithatë, përtej dritave dhe zbukurimeve moderne, historia e Krishtlindjes është e pasur me kuriozitete që pak prej nesh i njohin. National Geographic ka ndarë 10 fakte interesante rreth kësaj feste të transformuar ndër shekuj.
Për shumë njerëz, Krishtlindja festohet më 25 dhjetor, datë që Kisha Katolike Romake caktoi për të nderuar lindjen e Jezusit. Por, në të vërtetë, data e saktë e lindjes së tij mbetet e panjohur. Disa të krishterë ortodoksë në vende si Rusia, Ukraina dhe Rumania e festojnë më 7 janar, në përputhje me kalendarin Julian.
Emri “Krishtlindje” rrjedh nga fraza e vjetër angleze “Cristes maesse”, që do të thotë “Mesha e Krishtit”. Interesante është edhe historia e përdorimit të “X” në “Xmas”, që nuk është një shkurtim modern, por daton nga shekulli i 16-të. Shkronja “X” përfaqëson “Chi” në greqisht, inicialin e fjalës “Christos” (Krishti).
Traditat e festave moderne, si kartolinat e Krishtlindjes, dhuratat dhe darkat festive, janë trashëgimi e epokës viktoriane. Pemët e Krishtlindjes, ndërkohë, datojnë në shekullin e 16-të në Gjermani, kur njerëzit i dekoronin me fruta, arra dhe qirinj. Origjina e tyre mund të shtrihet edhe më tej, te romakët dhe egjiptianët e lashtë që përdornin bimë të gjelbërta si simbol të jetës së përjetshme.
Një tjetër traditë interesante është ajo e Norvegjisë, që çdo vit dhuron një pemë të madhe bredhi për sheshin Trafalgar në Londër, si një shenjë mirënjohjeje për ndihmën britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sa për Babagjyshin, emri i tij buron nga “Sinterklaas”, versioni holandez i Shën Nikollës, një peshkop bujar që jetoi në shekullin e 4-t dhe u bë mbrojtës i fëmijëve. Në kultura të tjera, ai ka homologë unikë. Në Itali, për shembull, La Befana, një shtrigë e sjellshme, sjell dhurata. Ndërsa në Islandë, fëmijët presin 13 trollët Yule Lads, që lënë ëmbëlsira ose, për ata që nuk janë sjellë mirë, patate të kalbura.
Një ndër këngët legjendare të Krishtlindjes është “Jingle Bells”, e cila në fakt nuk ishte menduar për Krishtlindjen. Ajo u shkrua në vitin 1850 për Ditën e Falenderimeve me titullin “One Horse Open Sleigh”.
Në një kthesë historike, Krishtlindja u ndalua në Angli në vitin 1644 dhe gjithashtu në kolonitë amerikane, pasi autoritetet mendonin se festa kishte humbur kuptimin e saj fetar. Festimet rifilluan vetëm 20 vjet më vonë.
Krishtlindja, përtej formës së saj të argëtueshme moderne, mbetet një ngjarje historike dhe kulturore e pasur, që na lidh me tradita dhe histori shekullore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?