“Po harrojmë të rrisim fëmijët!” Soko: Nesë nuk rregullojmë balancën me punën…

25 Dhjetor 2024 | 23:05

Ekonomisti Pano Soko, ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania ku u diskutua rreth objektivave të shqiptarëve për vitin 2025.

Objektivi për arritjen e balancës  së punës me kohën e lirë, ishte ende e ulët te shqiptarët, ku 47.2% e kishin si objektiv, ndërsa 50.9%, jo.

Soko tha se ky është objektivi më I rëndësishëm që duhet të ketë një shoqëri,  pasi pasojat prekin drejtë përdrejtë fëmijët.

“Kur ndodhi vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, fokusi I gjithë shoqërisë u kthye te ajo që në thelb kishte pikërisht këtë. Ne kaq shumë rendëm pas punës si qenie sa harruam të rrisim fëmijët. Fakti që ndërgjegjësimi është ende pak, pasojat do i shikojmë më vonë, kur fëmijët tanë të mos ta kenë të gjithë atë korpusin e nevojshëm të materies që duhet marrë nga prindi. Ne si shoqëri jemi akoma në maturim për të kuptuar që bilanci punë-kohë-familje, është një nga objektivat kryesore që duhet të ketë një shoqëri. Ky ëhstë objektivi më i rëndësishëm, sepse është në kurriz të fëmijëve”,-tha Soko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025