Viti 2025: Më të pasurit objektiva më shumë të ardhura dhe balancë punë-kohë e lirë
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025. Dy nga objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët kanë qenë të paturit më shumë të ardhura për vitin 2025 dhe përmirësimi i balancës punë – kohë e lirë.
Diferencat demografike më të mëdha në këto objektiva shihen tek të ardhurat. Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Më shumë të ardhura”, 74.8% e qytetarëve të pyetur tregojnë se e kanë si objektiv, ndërkohë 24.4% e tyre thonë se nuk e kanë si objektiv.
Këtë objektiv e kanë 82.4% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 61% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 67.7% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.
Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Përmirësimi i balancës punë – kohë e lirë”, 47.2% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 50.9% e tyre thonë se nuk e kanë një objektiv të tillë.
Këtë objektiv e kanë 48.3% e atyre që deklarojnë të ardhura të larta, 50.65% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të larta, 40.2% e atyre që deklarojnë të ardhura mesatare të ulëta dhe 35.2% e atyre që deklarojnë të ardhura të ulëta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:50 Largimi i Hasan Ferracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan


