Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës nën dyshimin për korrupsion

26 Dhjetor 2024 | 15:58

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Departamentit të Kadastrës në Komunën e Graçanicës nën dyshimin për korrupsion, njoftoi të enjten kryetarja e komunës, Ljiljana Shubariç.

Shubariç nuk dha më shumë hollësi rreth arrestimit të tyre, por theksoi se hetimi dhe arrestimi i zyrtarëve komunalë nuk e vënë në dyshim funksionimin e udhëheqjes lokale të Komunës së Graçanicës apo të Drejtorisë së Kadastrës, shkruan REL.

Ajo tha bëhet fjalë për “veprime të ndërmarra individualisht” nga persona të caktuar.

Komuna e Graçanicës është një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.

“Do të ketë hetime dhe nuk duam të spekulojmë më tej mbi procedurat e ardhshme. Kur të marrim informacione të detajuara, do të njoftoheni”, tha Shubari# gjatë një adresimi para gazetarëve.

Policia e Kosovës nuk ka folur rreth kësaj çështjeje dhe as nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me arrestimin e zyrtarëve në Komunën e Graçanicës dhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026